Ç’janë silantet?
Ç’janë silantet?
Silantet janë mbushës të rrjedhshëm rezinë që çlirojnë fluor dhe forcohen me anë të polimerizimit me llampë.
Silantët përdoren për mbushjen e fisurave ( thëllimeve) të sipërfaqes përtypëse të dhëmballëve dhe paradhëmballëve si dhe thëllimet që mund të gjenden në anën e brëndëshme të dhëmbëve të parë.
Për të vendosur silantet dhëmbët nuk pastrohen me frezë, por vetëm me furçë me pastë sepse ato përdoren në dhëmbë që nuk janë prishur akoma.
Rreth moshës 6-10 vjeç fëmijët kanë dhëmbë të përzier, pra dhëmbë qumështi dhe dhëmbë të përhershëm në të njëjtën kohë.
Prezenca e dhëmbëve të qumshtit të prishur në gojë krijon një terren shumë të favorshëm për të përshpejtuar procesin e prishjes së dhëmbëve të rinj, pasi thëllimet e dhëmbëve akoma shumë të shkrehura dhe perfekte për të filluar procesi i prishjes së dhëmbëve.
Vulosja e këtyre fisurave me silant e bën të pamundur prishjen e dhëmbëve në këto pika.