Çfarë janë parakontaktet e dhëmbëve ?
Çfarë janë parakontaktet e dhëmbëve ?
Me parakontakt nënkuptojmë kur një dhëmb ose një grup dhëmbësh takojnë para dhëmbëve të tjerë duke detyruar nofullat të mbyllen në një pozicion jo normal.
Këto ndodhin kur fëmija ka pasur vese si thithja e gishtit, thithja e gjuhës, frymëmarrja me gojë hapur, , prishje që në moshë shumë të hershme të dhëmbëve të qumshtit duke bërë që raportet e rregullta të dhëmbëve të prishen.
Parakontaktet ndodhin edhe gjatë ndërrimit të dhëmbëve, ku në shumicën e rasteve kaninet (dhëmbët e qenit ) e qumshtit shkaktojnë spostim të nofullave dhe prishjen e raporteve të rregullta të nofullave.
Kontrollet e rregullta tek mjeku stomatolog bëjnë të mundur parandalimin e avancimit të këtyre problematikave pa u shëndrruar në difekte të mëdha që kërkojne një proces më të gjatë dhe të ndërlikuar për korrigjimin e tyre.