preloader

Blog

Çfarë është pedodontia?

Çfarë është pedodontia?

Çfarë është pedodontia?

Është ajo pjesë e stomatologjisë e cila merret me kujdesin e shëndetit oral të fëmijëve duke përfshirë këtu dhëmbët e qumshtit dhe dhëmbët e përhershëm.

Është shumë e rëndësishme që kontakti me mjekun stomatolog të fillojë që në moshë shumë të herëshme, sapo fillojnë të dalin dhëmbët e parë. Mjeku stomatolog nuk kujdeset vetëm për shëndetin e dhëmbëve, por edhe indeve të buta të gojës, duke parë për:

-prezenvën e frenulumeve të shkurtra të gjuhës dhe të buzës ose siç njihen në gjuhën popullore peu i gjuhës ose buzës.

-Kontrollon dhëmbët e qumshtit nëse kanë dëmtime të lindura të strukturës, numrit, kavitete etj dhe i trajton ato sipas nevojës me mbushje, fluorizim, kllëfa provizor etj.

-Sheh nëse ka anomali të mbylljes së nofullave si pasojë e veseve të moshës fëminore( thithja e gishtit), frymëmarrjes me gojë hapur, të lindura etj duke marre masa që gjate rritjes këto anomali të korrigjohen

-ndjek ndërrimin e dhëmbëve në dinamikë duke u kujdesur që ruajnë pozicionin e duhur në nofull. Të bëhen në kohë me silante që të mos prishen, dhe trajtimin e dhëmbëve të përhershëm në një stad sa më të hershëm që të ruhet vitaliteti i dhëmbëve etj

Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Compare
× WhatsApp